Showbiz

“Forever Yours” një tribut për Avicii

Kygo dhe Sandro Cavazza arritën të përfundojnë projektin muzikor me të cilën ata dhe Avicii kanë qenë duke punuar që në vitin 2016.

Në një video-dokumentar prej 16 minutash, artistët tregojnë për rrugëtimin e tyre drejt përfundimit të “Forever Yours”.

Kygo ja prezantoi këtë këngë Dj dhe pruducentit të tjerë i cili krijoi versione të ndryshme në një prej të cilave e luajti edhe në festivalin “Ultra” po në të njejtin vit.

Kohë pas vdekjes së tij, miqtë e Tim Bergling arritën ta përfundojnë këtë projekt muzikor duke e shndërruar në një tribut për Avicii.