Sport sport

47 ndeshje në Premier League, gjyqtarë nga Anglia për ndeshjen e Tiranës

Në “Air Albania”, Tirana do të presë gjeorgjianët e Dinamo Batumi në datën 13 korrik.

Për këtë sfidë, UEFA ka vendosur që të sjellë në kryeqytet një katërshe me shumë eksperiencë nga Anglia. Robert Jones, Harry Lennard, Wade Smith dhe Thomas Bramall do të vendosin drejtësi për nënkampionët e Shqipërisë.

36-vjeçari Jones është një nga gjyqtarët më aktiv në sezonin e fundit, teksa ka gjykuar 26 ndeshje në Premier League si gjyqtar i parë dhe 21 të tjera si i katërt, raporton Supersport. Plot 47 ndeshje vetëm në nivelin më të lartë të futbollit anglez.