Bota

Varr masiv në Gaza, zbulohen mbi 50 trupa palestinezë

Një varr masiv është zbuluar në një provincë në Gaza, dy javë pasi forcat izraelite ishin larguar. Autoritetet vendase njoftojnë për gjetjen e më shumë se 50 trupave palestinezë dhe vazhdojnë kërkimet për trupa të tjerë

Shërbimet e urgjencës në Gaza kanë gjetur trupat e 50 palestinezëve në një varr masiv në Khan Younis, dy javë pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, raporton Al Jazeera.

“Sot, ekipet tona në provincën Khan Younis zbuluan trupat e 50 martirëve nga grupmosha të ndryshme, të cilët u varrosën nga forcat pushtuese në spitalin Nasser”, thuhet në një deklaratë.
Në deklaratë theksohet se ka ende trupa në varreza masive dhe nën rrënoja, duke shtuar se ekipet e mbrojtjes civile vazhdojnë ende përpjekjet e shtëpimit dhe kërkimit. Ushtria izraelite njoftoi tërheqjen e saj nga Khan Younis më 7 prill pas katër muajsh të një operacioni tokësor që synonte të merrte pengjet izraelite të mbajtur nga grupi i rezistencës palestineze, Hamasi.

Operacioni izraelit la dëme të shumta në rrugë, shtëpi dhe infrastru turë. Një grua shtatzënë dhe gjashtë fëmijë ishin midis palestinezëve të vrarë në një valë sulmesh në Rafah. Forcat izraelite vranë 14 persona gjatë një bastisjeje në kampin e refugjatëve Noor Shams në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë sot një ushtar izraelit ka mbetur i plagosur si pasojë i një shpërthimi të një eksplozivi teksa po përpiqej që të hiqte një flamur palestinez.

Ngjarja ka ndodhur në Kochav Hashachar në lindje të Ramallah në Bregun Perëndimor.

Sipas mediave  Irani do të marrë dorëzimin e parë të avionëve luftarakë rusë të gjeneratës së fundit Sukhoi SU-35 në ditët e ardhshme,

Sipas faqes së internetit të gazetës Etemad, Irani i kishte blerë avionët që në muajin nëntor. Ndërsa dorëzimi i parë do të bëhet tani.

Në mars 2023 u raportua se Irani kishte arritur një marrëveshje për blerjen e avionëve nga Rusia, duke zgjeruar një marrëdhënie që si rezultat ka sjellë marrjen e dronëve të prodhuar nga Irani dhe të përdorura në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.