Celebrities Gossip Showbiz

8 muaj plot dashuri për Aurela Hoxhën dhe arsyeja është vogëlushi i saj!

8 muaj plot dashuri duket se kanë kaluar shpejt për mami Aurelën që ka jetuar muajt më të bukur me të birin e saj, Alaron. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e saj social Instagram Aurela me anë të disa fotove me të birin ka shkruar këto fjalë:

8 muaj dashuri! Të dua Alaron! Gëzuar fryma ime.

Aurela ka vendosur të mos e ndajë pamjen e plotë të Alaron në rrjetet sociale, megjithatë ka ndarë të gjitha momentet me të birin në krahë. Rikujtojmë, se në një intervistë të bërë së fundmi nga Aurela ajo ka zbuluar më shumë rreth jetës së saj private dhe ka folur për herë të parë rreth shtatzanisë së saj.

Kam shtuar në peshë. Nuk e di sa sepse njerëzit që më shikonin thoshin “Nuk je”, por unë ndihesha e shëndoshë. Edhe mjeku thoshte se nuk kisha shtuar pak. Por, ky nuk ka qenë aspak një problem për mua, sepse kam dalë, kam qenë shumë OK me veten. Tani pasi u dobësova dhe shikoj rrobat e shtatzënisë, e kuptoj që paskam qenë goxha. Jo nga këto shtatzënitë që duket vetëm barku. Se unë shikoj shumë modele apo nëna të thjeshta që u shtohet vetëm barku, por jo. Unë mora goxha peshë. Dhe nuk i kam humbur menjëherë. Kur Alaron bëri 3 muaj unë fitova linjat e mia.

Më tej ajo ka folur githashtu dhe për partnerin e saj dhe marrëdhënien me të, megjithëse nuk ka zbuluar shumë.

Ka respektuar shumë zgjedhjet e mia dhe unë jam shumë e lumtur për këtë. Nuk mendoj se ka çifte që nuk ka zënka e probleme, por është një njeri që rrallëherë ndodhë që të më nervozojë. Edhe nëse e bën di të më qetësojë, është njeri shumë i mirë edhe ajo që vlerësoj më shumë është shpirti dhe mënyra si më bën të ndihem. Fakti që unë ndihem e plotësuar me të mjafton!