Celebrities Magazine Showbiz S’e Kam me Ty

“89 kënde lojërash nëpër të gjithë Tiranën urbane nga zero”/Erinda Fino na njeh me punët më të realizuara të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit!

Në lumin e programeve televizive dhe ‘qyfyreve’ të tyre frymëzuar nga cikli ‘Mai Dire’ i Mediaset – tre emra të njohur të radios & TV në Shqipëri vijnë me një program ku komentohen perlat nga programet që njihni dhe nuk i njihni, që i keni parë ose me shumë gjasa jo, xhanëm me kaq sa janë kjo është e pamundur… Një emision nga Jonida Aliçkolli, Elios Shuli dhe Lei Kraja, çdo të enjte në Top Albania Radio.

E ftuar në emisionin e kësaj mbrëmjeje ka qenë Erinda Fino, e cila së fundmi është emëruar drejtoreshë e Përgjithshme e “Tirana Parking”. Nuk është hera e parë që Finos i besohet një institucion nga Bashkia e Tiranës, pasi më herët ajo ka qenë drejtoreshë e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. Si e përshkruan ajo këtë eksperiencë?

Në 2019 mua mu besua roli si drejtoreshë e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe teksa kjo agjenci kishte arritur një stekë të lartë. Në radhë të parë, shumëkush e asocionte Agjencinë e Parqeve me parkun e madh të liqenit artificial. E nisëm me parkun. E nisëm me pastërtinë e parkut, me ndriçimin e parkut, pra për ta bërë atë një zonë të sigurt dhe një oaz të mirë shëndeti. Dhe kjo u duk qartë e menjëherë që në vitin e parë kur ne pamë që në orët e para të mëngjesit kishte frekuentim nga qytetarë deri në orët e vona të natës. Ne ishim të bindur se do ta ndrisnim atë pjesë. Në pandemi e vumë re shumë mirë se çfarë ishte parku, se çfarë ishte natyra dhe e gjithë puna jonë si Afjenci e Parqeve dhe Rekreacioni. Steka u ngrit. Ne bëmë 89 kënde lojërash nëpër të gjithë Tiranën urbane nga zero që gjetëm. Patjetër një sfidë ishte pjesa e hapësirave publike ku ne nuk mund të ndërhynim kudo, por ja kemi dalë edhe duke negociuar ose duke pasur një formë mirëkuptimi edhe me privatët. Ne kemi bërë kënde lojërash dhe në pronën private. Na janë ofruar dhe na e kanë dhuruar si hapësirë. Duke qenë që nuk kanë pasur mundësi për ta zhvilluar është mbledhur prona dhe është bërë një kënd i madh. Është në Yzberisht ky kënd, por edhe në qoshe të tjer të Tiranës ja kemi arritur ta bëjmë.