Tech

YouTube po teston një veçori që me siguri do t’ju pëlqejë!

Siç raportojnë mediat e huaja, YouTube po punon në një veçori të re për ta bërë më lehtë kalimin e videove nga një pjesë që ju duket e bezdisshme te ajo më interesante. Bëhet e ditur se funksioni Jump Ahead aktualisht është i disponueshëm vetëm për një grup përdoruesish pasi ende gjendet në faza testuese.

Si veçori eksperimentale që është, kjo do të thotë se qasje në të kanë vetëm abonuesit e YouTube Premium. Por, nëse dëshironi të përdorni funksione të reja të ngjashme, mund të vizitoni faqen e eksperimenteve të YouTube. Si çdo veçori tjetër e këtij lloji, edhe Jump Ahead do të jetë e disponueshme vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Gjithashtu, ajo pritet të ofrohet në disa video të kufizuara. Megjithatë, ende nuk është e qartë se kur ky funksion do të prezantohet zyrtarisht.

Shumë kompani dhe platforma po shqyrtojnë mënyra për t’u marrë me përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale (AI). Një nga gjërat kryesore, që shqetëson shumë njerëz, është se si të shënoni një material të tillë në mënyrë që të jetë e qartë se modeli i AI ka krijuar foton, videon ose një pjesë të tingullit.

YouTube tani ka nxjerrë disa rregulla të reja për etiketimin e videove të krijuara nga inteligjenca artificiale. Platforma tani do të kërkojë nga kushdo që të ngarkojë një video me pamje realiste të krijuar duke përdorur AI gjeneruese, për ta etiketuar siç duhet atë video për qëllime transparence.

YouTube e përcakton përmbajtjen realiste si çdo gjë që një përdorues mund ta identifikojë lehtësisht si një person, ngjarje ose vend real. Këto etiketa do të fillojnë të shfaqen në YouTube gjatë javëve të ardhshme, fillimisht në aplikacionin celular, më pas në desktop dhe në TV. Ato do të jenë të dukshme në përshkrimin e videos.