A Live Night Celebrities Music Showbiz

A do të merrte pjesë në Eurovision?! Ja si përgjigjet Besa Kokëdhima në “A Live Night”!

“A Live Night” vjen me një episod dinamik ditën e sotme teksa e ftuar për një intervistë shumë ndryshe ishte Besa Kokëdhima. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, ndër të tjera, Besa ka folur edhe nëse e ka konsideruar pjesëmarrjen në Eurovision.

E kam menduar gjithmonë që unë do e di që është kënga e duhur sepse edhe ekuacioni për këngën atje nuk është kaq i thjeshtë. Formula që ne kemi është pak e çuditshme. Megjithatë në këtë moment që unë e kam bërë një album që është në Francë dhe në Los Angeles, mund ta konsideroj sepse gjithmonë kështu e kam imagjinuar që një pjesëmarrje e tillë duhet të ketë lidhje me shumë gjëra, edhe me promovimin e artistit, edhe me promovimin e diçkaje më gjërë. Duhet punuar pak në detaje edhe me stafet, edhe me qëllimin që ti ke duke e çuar një material atje. Nuk po flas tashmë vetëm për artistin…

Çfarë është muzika për Besën?!

Muzika ka një fuqi të jashtëzakonshme sepse komunikon, nuk ka barriera dhe komunikon ndërgjuhësisht. Çdo njeri, çdo cep të planetit, është në gjendje të preket të marrë një mesazh, një emocion, qoftë edhe nga një copëzë muzikore, apo nga një zë që atë e prek, apo një interpretim.

Dhe cili ishte çasti final kur artistja e kuptoi se muzika do të kthehej nga pasion i saj në një profesion?! Ja çfarë zbulon ajo në “A Live Night”!

Në fakt unë e kam filluar jo me mendimin që unë tani po nis një karrierë sepse unë nuk isha këtu. Unë isha në Angli dhe thjesht dëshira ime ishte e jashtëzakonshme. Kur këto dëshira dhe këto pasione dëshiron t’i shfaqësh sa më shpejt, t’i tregosh botës emocionet, talentin që ti mendon se ke. Kështu ndodhi, u ktheva, regjistrova, më pëlqeu shumë procesi i të bërit këngën, e ndjeja, mendoja që kjo është ajo gjëja që më jep adrenalinë, më pëlqen ta bëj prapë. Kur unë u ktheva përfundimisht, nuk e dija që ishte përfundimisht, ishte përkohësisht, por atje fillova intensivisht të punuarit për albumin tim të parë. Emocioni që ndjeja ndërkohë që punoja, nga studio në studio, me disa artistë kompozitorë të ndryshëm. Ishte shumë i bukur, më bënte të ndihesha gjallë, dëshiroja të sillja risitë muzikore që unë ndiqja atëhere. Në albumin tim të parë kishte një shumëllojshmëri rrymash, që besoj disa prej të cilave ishin një risi në muzikën shqiptare sepse muzika shqiptare dhe interpretueset vajza të brezit pararendës ishin në kontekstin pak më klasik.