Showbiz

A është bashkëpunimi muzikor i Melindës dhe Gjikos diss për Getinjon?! Reagojnë për herë të parë artistët

Që pas publikimit të këngës “X5” nga Gjiko dhe Melinda Ademi fansat nuk mund të mos dallonin që mes rreshtave disa vargje ngjasonin me një diss kundrejt një tjetër reperi.

Dyshja që kanë bashkuar forcat për këtë bashkëpunim i referohen një personi me fjalët “pretty motherf***er” të cilat Getinjo edhe më parë i ka përdorur për ‘çështje intime të përmasave’.

I gjithë publiku mendon se tashmë ka nisur një sezon i ri diss-esh mes artistëve dhe i pari është “X5” që i drejtohet Getinjos.

Pas fjalëve të shumta, Melinda dhe Getinjo kanë reaguar përmes një postimi në Insta Story ku tregojnë se e vërteta nuk është aspak kështu. Në galerinë e mëposhtme mund të lexoni se çfarë kanë shkruar reperët.