Celebrities Music Showbiz

A jeni gati për këngën e rradhës të Alban Skënderaj?!

Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Artisti sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai.

Vetëm pak ditë më parë, Albani ka publikuar një tjetër këngë, të titulluar “Dalëngadalë”. Një këngë mjaft e ndjerë dhe romantike siç e quajti dhe ai. Kjo është një periudhë mjaft e suksesshme për Albanin dhe fansat janë mjaft të kënaqur.

Së fundmi Albani ka njoftuar një tjetër surprizë për të gjithë fansat e tij. Artisti ka postuar së fundmi disa foto në llogarinë e tij në Instagram, të cilat i ka shoqëruar me mbishkrimin:

A je gati për këngën e rradhës?!

Rikujtojmë se, Alban Skënderaj dhe Capital T kanë bashkuar sërish forcat për një projekt të ri muzikor së bashku. Projekti i tyre më i ri titullohet “Një natë” dhe është publikuar vetëm pak ditë më parë dhe deri tani është pritur mjaft mirë nga publiku.