Bota

A ka një marrëveshje për armëpushim në Gaza? Përgjigjet Hamasi

Nuk ka “ende asnjë datë” që negociatorët e Hamasit të kthehen në Kajro për të rifilluar bisedimet për arritjen e një armëpushimi në këmbim të lirimit të pengjeve.

Kështu deklaroi për CNN një anëtar i grupit të Hamasit.

“Nuk ka asgjë të re,” tha Hossam Badran për CNN, duke pohuar se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu refuzon t’i përgjigjet kërkesave të drejta palestineze në lidhje me nevojat themelore të Gazës.

Ai renditi “ndalimin e vrasjeve, tërheqjen, ofrimin e ndihmës dhe kthimin e njerëzve të zhvendosur”, sikërkesa që duhen marrë parasysh.

Një delegacion i Hamasit u largua nga Kajro më 7 mars pas disa ditëve bisedimesh, por pa asnjë rezultat për armëpushim.

Sakaq, Izraeli ka paralajmëruar se nëse pengjet izraelitë që mbahen në Gaza nuk janë në shtëpi deri në nisjen e muajit të Ramazanit, mbrëmjen e sotme, ata do të nisin një ofensivë ushtarake në Rafah në Gazën jugore, ku rreth 1.5 milionë palestinezë po përpiqen të kërkojnë siguri nga luftimet.