Botë e Çuditshme

Adoleshentët në epokën e gurit përtypnin çamçakëz!

10,000 vjet më parë, një grup adoleshentësh në Suedinë e sotme përtypnin copa rrëshire thupër, pothuajse në të njëjtën mënyrë si fëmijët sot përtypin çamçakëz. Në analizën e shkencëtarëve, u zbuluan mbetjet e mishit të drerit dhe troftës, arra, si dhe se njerëzit e epokës së gurit përpunonin leshin e ujkut dhe dhelprës me dhëmbët e tyre dhe vuanin nga sëmundjet e zgavrës së gojës.

Tre copa rrëshirë thupër të përtypur, e cila u përdor si ngjitës gjatë epokës së gurit, u zbuluan në vitet 1990 në një vend të quajtur Huseby Cleve. Në bazë të hulumtimit u konstatua se mosha e sedimentit në të cilin janë gjetur mostrat është midis 9540 dhe 9890 vjet.

Sipas hulumtimeve të kryera nga shkencëtarët e Universitetit Waseda, rezulton se përtypja e çamçakëzit gjatë ecjes rrit pulsin e zemrës dhe ndihmon në djegien e më shumë kalorive. Studimi ka treguar se përtypja e çamçakëzit gjatë kohës që jeni duke lëvizur shpejton pulsin e zemrës dhe kjo inkurajon trupin të lëvizë më shpejt, gjë që ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Gjatë një ecje 15-minutëshe kur njëkohësisht përtypnin çamçakëz, pjesëmarrësit e studimit ecnin dhe kishin vënë se pulsi i zemrës ishte trefish më i lartë sesa kur nuk përtypin. Shkencëtarët thonë se kombinimi i këtyre dyjave, pra i ushtrimeve fizike dhe përtypjes së çamçakëzit mund t’ë ndihmojë njerëzit të luftojnë obezitetin. Edhe studimet e mëhershme kanë treguar se përtypja e çamçakëzit rrit pulsin e zemrës, por ky është hulumtimi i parë që është kryer gjatë një aktiviteti fizik.