Celebrities Gossip Showbiz

Afërdita Dreshaj i dedikon fjalët më të ëmbla partnerit të saj për përvjetorin e martesës!

Afërdita Dreshaj prej kohësh tanimë ushtron profesionin e saj si modele në Amerikë ku dhe ka krijuar familje me partnerin e saj, Jakub Kindl i cili është një hokeist i njohur. Çifti u bënë prindër për herë të parë në mars të këtij viti. Afërdita dhe Jakub u bekuan me një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Sky.

Bukuroshja nuk ngurron të ndajë momente në rrjete sociale me partnerin e saj dhe së fundmi na i ka bërë ‘sytë zemra’ me disa foto që na rikthyen pas në kohë në ditët e dasmës së tyre. Teksa sot, çifti festojnë plot 4 vite martesë, modelja i ka dedikuar Jakubit fjalët më të bukura që çdo partner do të donte t’i dëgjonte.

Gëzuar përvjetorin dashuria ime, sot dhe përgjithmonë! 4 vite më parë ne thamë ‘Po, pranoj’. Ma mbaj dorën përgjithmonë. Të dua çdo ditë e më shumë…Ti dhe vetëm ti!

Afërdita së bashku me partnerin e saj së fundmi morën një vendim shumë të rëndësishëm duke u zhvendosur nga Amerika në Republikën Çeke. Kjo zhvendosje e familjes ndodhi për shkak të transferimit të Jakub-it në një ekip europian.

Me anë të një ‘bisede online’ ku Afërdita i është përgjigjur pyetjeve të disa prej tyre, ajo ka treguar pak nga planet e së ardhmes për të zgjeruar familjen. Teksa, është pyetur nëse po planifikon të ketë një fëmijë tjetër, ajo ka drejtuar kamerën nga djali i saj, Sky i cili po luante me të atin në ato momente dhe e pyet se sa motra apo vëllezër dëshiron ketë.