Travel

“Air India” realizon fluturimin e parë me ekuipazh vetëm gra!

Ekuipazhi i parë vetëm gra i “Air India” u ul sot herët në aeroportin e Bengalurusë pasi përfundoi një fluturim ndërkontinental, pa ndërprerje, prej 17 orësh nga San Francisco. Zoya Aggarwal, Papagari Thanmai, Akansha Sonaware dhe Shivami Manhas, 4 komandantet e ngarkuara me fluturimin, u pritën në mbërritje me buqeta me lule.

Papagari Thanmai, duke folur për mediet në emër të të gjithë ekuipazhit, e përshkroi përvojën si emocionuese.

Shumë udhëtarë donin të fotografoheshin me ne. Të tjerë e kishin rezervuar fluturimin tonë shumë kohë më parë. Përveç ekuipazhit tërësisht me gra, ata u tërhoqën edhe nga ideja e itinerarit, sipas të cilit pritej të fluturonim mbi Polin e Jugut. Udhëtarët festuan me ne në çastin kur hymë në rajonin polar.

Ministri i Aviacionit, Hardeep Singh Puri, e uroi në Twitter ekuipazhin duke shkruar:

Ky ekuipazh profesionistesh ka shkruar një faqe të re në historinë e aviacionit tonë civil.

Air India Star Vt Esf Air Hostess Cabin Crew1 E1457513033184 696x398