Aktualitet

Aksident me një viktimë në Rrugën e Kombit/Humbi jetën një punonjës policie!

Dita nisi me një aksident të rëndë rrugor në vend. Në aksin Rrëshen-Rubik, një punonjës policie i Komisariatit të Mirditës humbi jetën, pasi makina e tij tip “Benz” u përplas me një automjet tjetër “Chevrolet” me drejtues një shtetas malazez, i cili mbeti i plagosur dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

Mësohet se viktima kthehej në shtëpi pasi kishte lënë shërbimin.  Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit të rëndë në Rrugën e Kombit.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M.F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G.L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.