Aktualitet

Aksident në aksin Tiranë-Elbasan, radhë të gjata trafiku!

Një aksident është shënuar këtë mbrëmje në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut në aksin Tiranë-Elbasan, ku një makinë ka përfunduar sipër trafikndarëses.

Si pasojë e aksidentit ka të lënduar, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet. Në të dyja akset rrugore janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Policia ndodhet në vendngjarje për të vijuar hapat e mëtejshëm dhe neutralizimin e trafikut.