Aktualitet

Aksident te “Don Bosko” në Tiranë, plagoset një 4-vjeçar!

Aksident rrugor në Tiranë, plagoset një fëmijë. Në rrugën “Don Bosko” një i mitur i moshës 4-vjeç u përplas nga një makinë dhe po merr trajtim të specializuar spitalor.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në  rrugën “Don Bosko”, mjeti me drejtues shtetasin L. H.,  ka aksidentuar fëmijën  e mitur me iniciale A. S  4 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.