Lajmet e fundit

Aktori i njohur i serialit “Friends” tregon se vuan nga kanceri i prostatës dhe është në gjendje të rëndë!

James Michael Tyler, aktori që luan rolin e Gunther-it në serialin hit “Friends” ka treguar ditën e sotme publikisht se vuan nga kanceri i prostatës. Aktori është diagnostikuar me këtë sëmundje që në vitin 2018 në një kontroll shëndetsor dhe tani është shpërndarë dhe ka arritur në nivelin e 4 të avancuar. Gjatë pandemisë, aktori u paralizua nga mesi e poshtë prej tumoreve që u rritën në shpinën e tij.

Isha diagnostikuar me prostatën e avancuar të kancerit, e cila më ishte shpërndarë në kockat e mia. Jam duke u kuruar prej 3 vitesh tanimë. Tani jam në fazën e 4, që ështe niveli i avancuar. Kështuqë, mund të më marrë së shpejti.

Sëmundja e tij nuk e lejoi të ishte pjesëmarrës në “Friends Reunion” që u bë së fundmi, aktori e kishte vendosur që të merrte pjesë në event.

Doja të isha pjesë e saj dhe të paktën doja të isha në skenë me ta dhe ta festonim së bashku. Ishte e hidhur në fakt. isha shumë i lumtur që do të përfshihesha. Vendimi ishte i imi për të mos qenë atje fizikisht, por me anë të një lidhjeje nëpërmjet video-s. Nuk doja që të isha unë qendra e vëmendjes dhe njerëzit të më shihnin me keqardhje.

Aktori po kurohet në kimioterapi dhe bëri thirrje që njerëzit të dëgjojnë doktorin dhe të vizitohen herë pas here për të diagnostikuar në kohë sëmundjen.

Qëllimi im vitin e kaluar ishte të festoja ditëlindjen e 59-të dhe ja arrita. Qëllimi im këtë vit është të shpëtoj të paktën një jetë.