Showbiz

Aktori shqiptar pjesë e filmit “Furious 8”

Erand Hoxha do jetë aktori më i ri i filmit të suksesshëm “Fast and Furious 8”. Edhe pse nuk është një personazh tepër i njohur për publikun, duket se për producentët Erandi është personazhi i duhur për këtë film.

Në një intervistë të dhënë për “intv.al”, Erandi ka zbuluar se fillimisht ka aplikuar online në faqen “IMDB Pro” dhe më pas kompania Universal ka vazhduar me procedurat e tjera, duke e kontaktuar atë personalisht.

Sipas Erandit, producentët kishin nëvojë për një personazh të keq dhe duket fytyra e tij ka qënë tepër e përshtatshme për këtë rol.