Showbiz

Aktorja e “Game of Thrones” së shpjeti bëhet nënë për herë të parë

Sophie Turner është në pritje të ëmbël dhe këtë e ka konfirmuar vetë ajo për mediat e amerikane.

Ylli i “Game of Thrones” dhe këngëtari Joe Jonas janë shumë të lumtur që së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Momentalisht ata nuk kanë zbuluar detaje të tjera rreth shtatzënisë por janë shprehur se Sophie po kujdeset shumë për shëndetin dhe trupin e saj.

Kujtojmë se dyshja janë martuar vitin e kaluar me 2 ceremoni krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. E para ishte në Las Vegas vetëm me miqtë e ngushtë të çiftit ndërsa e dyta një dasmë madhështore në Paris.