Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur Hilary Swank bëhet nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare!

Së fundmi aktorja e njohur Hilary Swank ka sjellë në jetë binjakët e saj, një djalë dhe një vajzë. Aktorja e “Million Dollar Baby”, ndau lajmin e gëzueshëm me një foto emocionuese të postuar në rrjetin e saj social Instagram teksa mban të porsalindurit në krahë. 48-vjeçarja u shpreh:

Nuk ishte e lehtë. Por djali dhe vajza ia vlente. Gëzuar Pashkët.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hilary Swank (@hilaryswank)

Binjakët janë fëmijët e parë për yllin e “Alaska Daily” dhe bashkëshortin e saj të dytë, sipërmarrësin Philip Schneider. Aktorja po ashtu mori urime të shumta në rrjete sociale. Rikujtojmë, se Hilary dhe Philip Schneider u martuan në vitin 2018 dhe thuhet se u takuan për herë të parë në nëntor 2016. Lidhja e re e Hilary erdhi pesë muaj pasi ajo i dha fund fejesës së saj tre-mujore me Ruben Torres. Hilary nga ana tjetër gëzon një karrierë të bujshme si aktore, e cila tanimë ka fituar edhe disa çmime ‘Oscar’.