Gossip Showbiz

Aktorja e njohur i shtohet listës së të famshmëve që përkrahin fëmijët e tyre LGBT+!

Aktorja e njohur, Jamie Lee Curtis së fundmi ka habitur me deklaratën e saj. Ajo ka zbuluar se fëmija i saj është transgjinor. Gjatë një interviste të fundit ajo ka rrëfyer se ka ndryshuar shumë mënyrën si i sheh gjërat teksa ka parë transformimin e të birit.

 Unë dhe burri im, Christopher Guest kemi parë me habi dhe krenari se si djali ynë u bë vajza jonë Ruby.

Gjithashtu ajo tregoi se vajza dhe i fejuari i saj do të martohen vitin e ardhshëm. Rikujtojmë, se sipas një studimi, 1% e fëmijëve 9 dhe 10-vjeçarë identifikohen si homoseksualë, biseksualë ose transgjinorë. Në këtë situatë, është veçanërisht e rëndësishme që prindërit të jenë mirëkuptues dhe të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre.

Për fat të mirë, ne shohim gjithnjë e më shumë të famshëm që japin shembullin e pranimit dhe dashurisë së pakushtëzuar për ta. E lindur në një familje të njohur, Jamie Lee Curtis çau e vetme në industrinë e filmit deri sa arriti të bëhej një yll i vërtetë. Megjithatë suksesi i saj është një rrugëtim plot me drita dhe hije, mes të cilave dhe varësia ndaj drogës dhe pilulave qetësuese.

Në një intervistë të dhënë disa kohë më parë për “Vanity”, aktorja tregoi mbi të gjitha për raportin e saj ambig dhe “të rrezikshëm” me të atin.

E dija që babai im kishte një problem sepse edhe unë e kisha të njëjtin. Kemi ndarë dhe drogën. Ishte një periudhë, gjatë së cilës, vetëm unë flisja me të. Kisha 6 vëllezër. Tani kam 5. Vëllai im, Nikolas humbi jetën në moshën 21 vjeçare pas një mbidoze heroine. Kam ndarë dhe drogën me babanë tim. Një herë e pimë dhe bashkë, por kjo gjë nuk u përsërit.

Tony Curtis, ndërroi jetë në vitin 2010 në moshën 85 vjeçare për shkak të një arresti kardiak, pasi kishte vuajtur për vite të tëra nga një sëmundje në mushkëri.