Celebrities Gossip Showbiz

Aktorja e njohur italiane Ambra Angiolini vjen me një rrëfim emocional dhe inkurajon të gjithë ata që vuajnë nga bulimia!

Ambra Angiolini ishte vetëm 15-vjeçe kur rrëmbeu zemrat e ndjekësve me shkathtësinë dhe format e saj trupore. Rikujtojmë, se bukuroshja e la televizionin dhe i hyri aktrimit. Ajo është nënë e dy fëmijëve, një djali e një vajze. Së fundmi ylli televiziv foli për luftën e saj kundër një sëmundjeje që e ka luftuar prej vitesh, bulimisë.

Kur isha e vogël, pashë një film ku ishte një vajzë në një festë ku të gjithë ishin të veshur dhe po kalonin mirë. Ajo pati një sulm paniku, filloi të hante gjithçka nga bufeja, më pas vrapoi në banjë për të vjellë gjithçka. Ajo skenë hyri në kokën time dhe kur fillova të mos ndihesha mirë. Bulimia e bëri trupin tim fajtor se ishte bërë ndryshe nga ajo për të cilën isha bërë e famshme.

Në një intervistë të gjatë bukuroshja foli për çrregullimet e saj të të ngrënit kur ishte më e re. Ajo tha:

Njerëzve u interesonte vetëm që unë të dobësohesha sërish, ndërkohë që po pajtohesha me humnerën që kisha brenda. Ndaj mbylla sytë, nuk mund të shpërqendrohesha nga ato gjëra, nuk mund t’i dëgjoja para se të kuptoja se çfarë po më ndodhte. Bulimia është si të kesh një tumor në shpirt. Nuk ka një kurë të menjëhershme, e njëjtë për të gjithë, është një proces personal që duhet kaluar deri në fund. Nëse e anestezoni veten, sëmundja bëhet ju dhe nuk e hiqni më atë. Nuk ka shërim të menjëhershëm dhe është e njëjtë për të gjithë, është një proces që duhet kaluar deri në fund. Mbajani dorën, ecni bashkë me të, derisa të largohet përfundimisht nga ju.

Rrëfimi i saj synon t’u kujtojë të gjithëve se nuk duhet nënvlerësuar ky çrregullim.

Mos e minimizoni atë. Mos denjoni ta cilësoni sëmundje fiksimin e vajzave që duan të jenë: 90-60-90. Quhet sëmundje, duhet trajtuar, duhen bërë hulumtime. Gjëja më efektive, për mua, ishin shënimet që linte nëna ime, në tualet, aty ku unë shkoja për të vjellë. Në to shkruante se çfarëdo që të zgjidhja të bëja unë, ajo do të ishte me mua. Domethënë që unë isha gjithmonë vajza e dëshiruar prej saj. Ndaj them sot, lini gjurmë dashurie. Mos u mundoni ta zgjidhni ndryshe një problem. Vetëm kështu çdokush mund ta gjejë rrugën e tij.