Showbiz

Akuza të rënda kundrejt mamasë së Mariah Carey: “Ajo është pjesë e kulteve satanike, abuzonte seksualisht fëmijët”

Mariah Carey qëndron në hije por motra e saj Alison dhe mamaja e tyre po përballen fort në gjyq.

Alison ka akuzuar nënën e saj për abuzim seksual me të mitur. Që kur ishin 10-vjeç, vajzat kanë qenë dëshmitare se si mamaja e saj mësonte meshkuj të bëheshin pedofila dhe të abuzonin seksualisht me fëmijë. Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e kulteve satanike.

Motra e këngëtares së famshme ka rrëfyer se ishte e detyruar të punonte si prostitutë që e vogël dhe ishte infektuar me HIV-AIDS. Abuzimet e nënës së saj e kanë çuar drejt përdorimit të substancave narkotike, varësisë ndaj alkoolit, ankthit dhe stresit post-traumatik.

Alison dhe mamaja e saj kanë që në fillim të këtij viti që përballen me njëra-tjetrën në gjyq. Deri në këto momente asnjëra prej tyre nuk ka pranuar të japë një deklaratë për median.