Showbiz

Alban Skënderaj feston ditëlindjen, Miriami i bën urimin special

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani janë një ndër çiftet më simpatikë të showbizit shqiptar dhe dy ndër artistët më të talentuar të cilët kurrë nuk kanë zhgënjyer me prurjet e tyre muzikore.

Ditën e sotme këngëtari i famshëm feston ditëlindjen e tij të 36-të dhe sigurisht që ka marrë qindra urime nga fansat, familjarët e veçanërisht nga bashkëshortja e tij.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, e ëmbla Miriam shkruan:
“Të jesh i suksesshëm në profesion është arritje e madhe por jo sekreti i lumturisë. Të jesh i suksesshëm si NJERI dhe në familje është bekimi i vërtetë në jetë. Ti ke ditur gjithmonë t’i japësh gjithçkaje rëndësinë e vet. Gëzuar ditëlindjen jeta ime. Ameli dhe unë do të të duam përjetësisht dhe asgjë s’do të kishte kuptim pa ty.”