Celebrities Gossip Showbiz

Alban Skënderaj na i bën ‘sytë zemra’ me postimin e fundit me vajzën e tij!

Alban Skënderaj mbetet një nga këngëtarët dhe kantautorët më të dashur për publikun shqiptar. Artisti sa vjen e po bëhet edhe më aktiv në muzikë kohët e fundit duke sjellë herë pas here projekte të reja. Vera që kemi para do të jetë mjaft produktive për artistin dhe premtohen projekte të tjera që do të jenë thjesht perlat e rradhës nga ai.

Së fundmi Albani së bashku me familjen e tij po shijojnë pushimet jashtë Shqipërisë e duke parë postimet e tyre në rrjete sociale mund të themi se po ia kalojnë shumë bukur. Albani ka postuar një foto në Instagram me vajzën e tij teksa i dhurojnë nga një puthje njëri-tjetrit dhe mund të themi se na i ka bërë ‘sytë zemra’.

Një puthje kthehet me një puthje 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj)

Një nga gjërat që ndjekësit e një prej çifteve më të pëlqyer të showbiz-it, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani çmojnë më shumë tek ta është dashuria e madhe që kanë për njëri-tjetrin. Dyshja nuk ngurrojnë kurrë të shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik.