A Live Night Celebrities Gossip Showbiz

Alban Skënderaj: “Naivët e shohin artistin si një njeri të realizuar…”

‘A Live Night’ erdhi edhe këtë të shtunë me një nga artistët padyshim më të dashur të publikut. Jo vetëm për muzikën dhe artin e mirë që sjell, por Alban Skënderaj ka ruajtur gjithmonë një imazh shumë të pëlqyer nga audienca të të gjitha moshave prej vitesh. Këngëtarin dhe producentin e kemi parë shumë rrallë në dalje televizive apo intervista, ndaj kjo e ‘A Live Night’ ka rrëfime shumë speciale dhe të padëgjuara  më parë nga artisti.

Albani, si kurrë më parë u rrëfye dhe për ndjesitë e tij shumë personale dhe na tregoi ‘anën tjetër të medaljes’ nga ‘perfeksioni që pasqyron bota e artit’.

Nuk është sekret që unë jam pak i tërhequr nga rrjetet sociale, nga ‘gossip’, nga intervistat e shumta po është një gjë që nuk e bëj për ndonjë synim të caktuar apo arrogancë jo e jo, por e vërteta është që jam pak introvert si natyrë dhe intervistat realisht më marrin shumë energji, sidomos për natyrën time. Kam përshtypjen që më naivët e shohin artistin si një njeri të realizuar, i cili është perfekt, është dhe pak faji i ne artistave që shfaqim vetëm pjesët e bukura, jo ndjesitë tona njerëzore. Nuk ka artist në botë që nuk ka ulje-ngritjet e tij. Unë jam munduar të jem real, sidomos në shfaqjet e mia. Perfeksioni nuk ekziston, lumturia vjen me grimca. Nuk ka artist, nuk ka të famshëm, nuk ka milioner në botë që është i lumtur në atë konceptin platonik. Lumturia nuk gjendet as te fama as te adhurimi. Si çdo njeri, kam momentet e mia të ankthit, të pasigurive dhe patjetër që të jesh artist ka shumë benefite, por ka dhe një çmim që duhet paguar. Asgjë nuk të jepet pa të marrë diçka.