Aktualitet Politikë

Alibeaj thirri në mbledhje grupin parlamentar të PD, në selinë blu mbërrin edhe Berisha

Ka nisur pak çaste më parë mbledhja e grupit parlamentar e thirrur nga Kryetari i komanduar i PD Enkelejd Alibeaj, i cili kushtëzoi mbledhjen e plotë me mospraninë e Sali Berishës.

Nga grupi i rithemelimit, të parët në selinë blu kanë mbërritur deputetët Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baci, Flamur Noka, Sorina Koti, Arbi Agalliu dhe Belind Këllici.

Mësohet se në selinë blu në këto momente ka mbërritur edhe Berisha i cili një ditë më parë, tha se do të jetë në mbledhje pasi ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmimi me referendumin e 18 dhjetorit dhe në zgjedhjet e 6 marsit.

Alibeaj njoftoi që në mbledhjen e sotmr të pranoheshin të pezulluarit dhe të përjashtuarit, përveç Sali Berishës, i cili është i përjashtuar, pasi është ‘non grata’. Por, për Sali Berishën, i cili nuk ka marrë një njoftim zyrtar, ky njoftim zyrtar nuk ka shumë rëndësi.