Showbiz

Alicia Keys zbulon detaje nga albumi i saj i ri dhe përse është më i veçantë se të tjerat

Këngëtarja e famshme Alicia Keys është gati të rikthehet fuqishëm në industrinë e muzikës.

Artistja do të lançojë albumin e saj më të ri, të vetëquajtur “Alicia”, një reflektim mbi jetën e këngëtares.

Në një intervistë për “Good Morning America”, ajo tha se para se të përfundonte albumin e ri,  nxorri në shitje një autobiografi të quajtur “More Myself”. Keys e konsideroi albumin si shoqërues të librit.

“Ky album ashtu si libri flet për të gjitha anët e mija. Të gjitha copëzat e karakterit që më përfaqësojnë të cilat ashtu si shumica e njerëzve i kam të vështira t’i pranoj” -tha ajo.

Mund të kemi pritur gjatë për albumin e 7-të diskografik të këngëtares 39-vjeçare por ajo na premton se pritja ja ka vlejtur.

“Do ta dashuroni, ju premtoj!” -përfundoi ajo.