Showbiz

Almeda Abazi tashmë edhe këngëtare

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është gati për risi në karrierën e saj.

Modelja e cila sapo pati një eksperiencë në moderim tashmë ka vendosur të ketë një të tillë edhe si këngëtare.

Ditët e fundit ajo bërë një sërë postimesh në rrjetet sociale ku ka zbuluar se shumë shpejt do të vijë me projektin e saj të parë muzikor të quajtur “Alabama”.

Momentalisht Almeda është duke xhiruar klipin e saj në bashkëpunim me producentin e njohur turk, Burak Yeter por gjithashtu ndihmë ka marrë edhe nga bashkëshorti i saj i cili ka qenë gjatë gjithë kohës në prapaskenë për t’u siguruar se gjërat shkojnë mirë.