Showbiz

Aludohej se po kalonin një krizë martesore, Hailey ben një dedikim të veçantë për Justin

Që pasi janë martuar fshehurazi në një gjykatë në New York, shpeshherë ata janë parë duke qarë në krahët në njeri-tjetrit apo në një gjendje të acaruar konflikti.

Javët e fundit përflitej se Justin Bieber dhe Hailey Baldwin ishin sërish duke kaluar një krizë në çift por këtë herë modelja e famshme i ka dhënë fund spekulimeve.

Ditën e kaluar Justin dhe Hailey kanë festuar 1-vjetorin e martesës dhe kjo e fundit i ka bërë një dedikim të veçantë online.

“1 vit më parë thashë po për tu bërë shoqja jote e jetës dhe nuk të kam dashur më shumë sesa sot. Falë teje jeta është çdo ditë dhe më e bukur, zemra ime të përket ty përgjithmonë. Kjo është për mësimet dhe për tu rritur së bashku” ,-shkruan ajo në foton ku ata shfaqen krah njëri-tjetrit.