Politikë

Ambasadorja Kim takon Bajram Begajn: Do vazhdojmë bashkëpunimin me Presidentin e ri

Presidenti i zgjedhur i Shqipërisë, Bajram Begaj, është takuar këtë të martë me ambasadoren amerikane Yuri Kim në Pallatin e Brigadave.

Në një njoftim në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në rrjetin social “Facebook”, shkruhet se SHBA pret me padurim të vazhdojë bashkëpunimin e shkëlqyer me Begajn në detyrën e tij të re.

“Ajo e uroi atë për zgjedhjen e tij si President i ardhshëm i Shqipërisë dhe përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin me padurim të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyer me të në detyrën e tij të re. Ambasadorja Kim e falënderoi atë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri si Shef i Shtabit, veçanërisht gjatë stërvitjes ushtarake Defender Europe 2021 dhe vuri në dukje se ajo pret shumë takime të tjera me Presidentin e zgjedhur Begaj gjatë presidencës së tij të ardhshme”, shkruhet në status.