Bota

Amerikë-BE “armëpushim” për tarifat!

Bashkimi Europian dhe SHBA-të arritën “armëpushim” në mosmarrëveshjet mbi tarifat për çelikun. Këtë e njoftoi sot Komisioni Europian.

BE-ja ra dakord të mos aplikojë tarifa hakmarrëse, siç ishte planifikuar fillimisht, duke argumentuar se ishte në interesin e të dy palëve që të mos i ngrinin më tej aksionet.

Ish-amerikan Donald Trump vendosi tarifa mbi importet e çelikut dhe aluminit nga Europa. Në shenjë hakmarrjeje, BE vuri detyrime ndaj mallrave duke përfshirë uiskin, xhinset dhe motoçikletat nga Amerika.

Në një deklaratë të përbashkët theksohet:

Të dy partnerët pritet të fillojnë bisedimet mbi këtë çështje, me synimin për një zgjidhje të mosmarrëveshjes. Palët synojnë të ruajnë industritë kritike. Për të siguruar mjedisin më konstruktiv për këto përpjekje të përbashkëta, ramë dakord të shmangim ndryshimet rreth çështjeve që ndikojnë negativisht në tregtinë dypalëshe. Eshtë në interesin e përbashkët të punojmë për të bindur vende si Kina që mbështesin politikat shtrembëruese të tregtisë.