Celebrities Showbiz

Angela Martina sapo na zbuloi një detaj që nuk e dinim më parë rreth vogëlushit të saj!

Supermodelja e njohur Angela Martini para pak kohësh u bë nënë për herë të parë e një djali. Por, nëse nuk e dinit Angela ka zbuluar se e ka sjellë në jetë fëmijën me ndihmën e një nëne surrogate. Djali i modeles quhet Kyree Martini Savulescu dhe vetëm pak muaj më parë, ku Angela postoi foton e vogëlushit, mori një pushim të shkurtër për t’iu përkushtuar tërësisht familjes.

Së fundmi, modelja ka ndarë me ndjekësit një postim në llogarinë e saj në Instagram, ku ka treguar edhe një fakt të cilin nuk e kishte shprehur më parë. Ajo u shpreh se fëmija i tyre ishte ngjizur që në vitin 2018 dhe ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pritur tre vite për të gjetur një nënë zëvendësuese. Angela shkroi:

I dashuri im Kyree, që kur linde ti, që në momentin që u krijove, ne i thyem së bashku të gjitha rregullat. Ti je kaq përpara kohës dhe të premtoj se do të vazhdojmë kështu deri në fund të jetëve tona. P.s. Fakt për të qeshur: Kyree në fakt u krijua përpara verës së 2018. Ai priti si një embrion në ngrirje deri sa filloi udhëtimin me nënën surrogate, gati tre vjet më vonë në 2021.

https://www.instagram.com/p/Cb7-E_1s1HF/

 

Së fundmi jo vetëm në rrjete sociale, por bukuroshja ka vendosur dhe të rrëfehet në një intervistë për këtë lindje duke zbuluar dhe përgjigjen e pyetjes që nuk shkaktoi pak spekulime. E ftuar së fundmi në një intervistë për gazetën zviceriane “Blick”, Angela ka zbuluar se e mori vendimin për të lindur djalin e saj me një nënë surrogate për të patur mundësi të zgjedhin gjininë e fëmijës dhe për të parandaluar alergjitë, sëmundjet autoimune, riskun për kancer e shumë të tjera. Modelja bukuroshe gjithashtu u shpreh se do të donte ta zgjeronte familjen edhe më shumë.

Për shumë arsye personale, vendosëm që fëmijën ta sjellim në jetë me nënë surrogate. Unë e di se sa e pazakontë është një procedurë e tillë në Evropë për sa i përket ligjshmërisë dhe kulturës. Por në këtë mënyrë ne mund të zgjidhnim gjininë e fëmijës sonë. Ishim në gjendje të bashkonim vezët dhe spermatozoidet tona më të forta dhe më të shëndetshme, duke eliminuar alergjitë, sëmundjet autoimune, rreziqet e kancerit e kështu me radhë.