Sport

Angli-Gjermani, Wembley “pushtohet” nga tifozët!

Anglia nuk e mposhtur Gjermaninë në turne madhor (evropian apo botëror) që nga vit 1966.

Tre luanët’ sot kanë përkrahjen e më shumë se 40 mijë tifozëve në shtëpinë e tyre, Wembley. Rrugët që dërgojnë të stadiumi janë bllokuar nga tifozët. Gjermania do të ketë përkrahjen e 1800 spektatorëve.

Ndeshja Angli – Gjermani zhvillohet nga ora 18:00.

Në sfidën e sotme nuk ka favorit sepse luhet për nder, për prestigj. Anglezët shikohen si më të avantazhuar për shkak të faktorit fushë, por gjermanët kanë treguar se dinë si ta menaxhojnë presionin.

Eleminimi i kombëtareve “big”, Holandës, Portugalisë dhe Francës ka bërë që ekipet e mbetura të ndezin motorët për në rrugën e finales, por sot do të ketë vetëm një fitues.

Të dy trajnerët do të bazohen tek talentet e ekipit, por dhe tek yjet e tyre. “3 Luanët” presin një shpërthim të kapitenit Herri Kejn këtë ndeshje i cili ende nuk e ka gjetur rrugën e golit me Anglinë. Në këtë sfidë gjithçka mund të pritet, sepse magjia e futbollit do të zbresë në fushë.