Showbiz

Anxhela Peristeri rikthehet me një baladë dashurie

Kanë kaluar vetëm pak javë nga publikimi i këngës së saj “Shpirti Ma di” e cila prej 6 javësh është pjesë e klasifikimit të 100 këngëve më të bukura moderne shqiptare.

Tashmë Anxhela Peristeri nuk ka ndërmend të ndalet pasi orë më parë ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Për Mua”.

Balada e punuar nga kompozitori Kledi Bahiti gjithashtu shoqërohet me një klip ku këngëtarja paraqitet mjaft sensuale teksa këndon për vuajtjen e dashurisë së një gruaje.