Gossip Showbiz

Anxhelina në Maldive, në shoqërinë e …

S’ka më ‘drama’ për Anxhelinën! Kështu sapo tha në intervistën e fundit në Top Albania Radio.

Mesa duket, Anxhelina Hadërgjonaj, po shijon sukseset dhe jetën e saj në vendet më luksoze. Në fotografinë e fundit që ka postuar në Instagram, duket qartë në ambientet e një hoteli tepër të shtrenjtë. Ne zbuluam se pamjet janë nga ‘Waldorf Astoria’ në Maldive.

Nuk do ta imagjononi dot se sa kushton një natë aty… çmimi është plot 2300 dollarë. Normalisht që mendja na shkon se Anxhelina ka zënë të dashur dhe po shijon pushimet me të. Por pas deklaratës së fundit në programin “Pardon My French”, ajo shprehet se është beqare.

Kështu që mbetet të mendojmë se Anxhelina ndodhet me shoqërinë e saj.