1këngëx2 Celebrities

Ardi Pulaj rrëfen momentin e sikletshëm por shumë humoristik kur punonte në Top Albania Radio!

Sot i ftuar në studio në emisionin maratonë “1këngëx2” ishte Ardi Pulaj. Tashmë Ardi është është spiker lajmesh në ekranin e Top Channel, por dikur ai ishte një nga spikërt e lajmeve më të vjetër të Top Albania Radios. Si e kujton ai kohën kur ka punuar në TAR?

Është shumë e rëndësishme, për të qenë i mirë në televizion duhet të kalosh nga radio. Radio të jep zhdërvjelltësi. Kur u hapën audicionet e tjera, ishte shumë ndryshe nga të gjitha radiot e tjera. Në 1 minut ishte çdo informcion i detajuar i asaj ore. Lajmi ishte shumë konçiz, informacioni jepej.

A ka Ardi ndonjë moment humoristik për të ndarë me ne?

Një herë të vetme, duhet të fillonin lajmet e orës 20:00 dhe në studion e vjetër të TAR, duhet të vinte Dj. Në një studio rrinte dhe spikeri dhe pulti i mikrofonit. Mirëpo Dj nuk ishte. Ishte ora 19:59, gjeta siglën e lajmeve, dhashë lajmet dhe vura dhe një këngë pastaj. Madje ishte kënga “Frozen” e Maddona-s, sepse ishte e gjatë (qesh). Në momentet që unë erdha në radio isha ende i ri, zëri po më piqej. Por e dija që lajmet ishin për mua. Edicionet e lajmeve dëgjoheshin në mënyrën më të frikshme, lajmet ndiqnin një ritëm, ishte një lloj tensioni emocioni. Në lajme nuk mund të gabosh. Kur shkoja nëpër dyqane më njihnin nga zëri. Të imagjinosh që ishte vetëm radio. Radioja është shoqëruesi jonë në makinë, në lokale. U mendua se radio e ka humbur rëndësinë, por nuk është aspak kështu.