Celebrities Gossip Showbiz

Ardian Bujupi feston sot ditëlindjen dhe urimin më të ëmbël e mori nga modelja indiane, Sabrine Khan!

Ai është një ndër artistët më të dashur të publikut shqiptar dhe jo vetëm. Projektet muzikore të Ardian Bujupit mirëpriten gjithmonë dhe çdo këngë e tij kthehet menjëherë në hit. Kohët e fundit artisti është komentuar shumë në mediat rozë. Kjo pasi u ngritën dyshime se ai dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Jasmin Kadriu, janë në një romancë.

Por këto dyshime u hodhën poshtë, pasi vetë ata e mohuan një gjë të tillë dhe u shprehur se bashkëpunuan vetëm për projektin e fundit të këngëtarit në të cilin ishte pjesë edhe ish-konkurrentja. Ditën e sotme këngëtari feston ditëlindjen e 31-të. Në këtë ditë të veçantëBujupi ka zgjedhur ta festojë me modelen indiane, Sabrine Khan dhe disa miq të tjerë, duke “u arratisur” drejt Spanjës.

Në rrjetet sociale, Ardiani dhe Sabrine janë shfaqur në krahët e njëri-tjetrit më të afërt se kurrë, teksa Sabrine i ka bërë edhe një urim të ëmbël. Ajo ka publikuar një foto të tyre ku shkruan:

Një nga njerëzit më të mirë. Të dua.

Këngëtari po ashtu e ka mohuar një lidhje me modelen duke u shprehur se mes tyre ka vetëm miqësi. Dyshimet për një lidhje mes tyre kanë nisur po ashtu nga një këngë, “Modela” që u publikua në 2020, ku bukuroshja u shfaq si protagoniste.