Gossip Showbiz

Ardit Çuni nuk pranon humbjen! Sipas tij fajin ia ka Fifi, Donaldi dhe produksioni!

Kanë kaluar vetëm 24 orë që nga dalja e Ardit Çunit nga shtëpia më e famshme në vend dhe ai nuk ka lënë gjë pa thënë, shumë deklarata duke filluar që në mbrëmjen e të premtes e deri sot në “Fun Club”.

Kujtojmë se Arditi doli nga shtëpia gjatë spektaklit të së premtes dhe në nominim përballë Donaldit, i cili cilësohet si një konkurrent i fortë. Në fakt, këtë zgjedhje e bëri Fifi që ishte e preferuara e publikut dhe mund të zëvendësonte njërin nga të nominuarit me një banor tjetër. Ajo shpëtoi Granitin duke vënë donaldin përballë Arditit. Këtë gjë mesa duket këngëtari e ka marrë personale dhe fajin e daljes së tij ia ka lënë Fifit.

Çuni u shpreh se ky tre-ditësh i fundit ka qenë i qetë për të pasi ai e dinte rezultatin. Artisti u shpreh se kishte komunikuar me banorët ‘më të pjekur’ për të kuptuar nëse duhet të shkonte dhe të fliste me Fifin rreth asaj çfarë ndodhi dhe t’i kërkonte një shpjegim, por sërish nuk e bëri diçka të tillë.

Unë i bëra një pyetje në debatin me Granitin, “Fifi pse zgjodhe Donaldin?”, tha isha e ngatërruar dhe iku. Përderisa u shmang, do të thotë s’është më pjesë e imja për ta pyetur. Në prime, kam një mesazh për Fifin dhe kam ndenjur deri në pesë të mëngjesit duke parë video-n e Fifit kur jam rikthyer në shtëpi, vetëm për të hequr ndjenjat negative.

Ai ka theksuar se nuk e ka inat, vetëm është zhgenjyer shumë dhe loja e tij në krah të Fifit e ka penalizuar shumë atë dhe sipas tij ai duhet të kishte mbrojtjn e saj në këtë situatë.

Gjatë intervistës ai ka hedhur fjalë kundra produksionit, që sipas tij nuk ka qenë i drejtë në vendime dhe penalizime. Duke përmendur kështu zarfin e zi që kishte marrë pasi ka thyer një ndër pikat e kontratës, dhe sipas tij shumë banorë të tjerë kanë thyer rregullat por nuk kanë marrë penalizime. Këtu ka përmendur emrin e Donaldit që ka ofenduar dhe bërë të ndihet keq atë vetë dhe askush nuk reagoi, gjithashtu dhe Monikën.

Artisti ka akuzuar gjithashtu dhe për pjesën e surprizave, duke deklaruar se ka qenë i vetmi që nuk ka marrë surpriza brenda shtëpisë dhe pse i ka kërkuar ato.

Në bisedë e sipër është përmendur dhe lidhja që kishte jashtë Graniti, për të cilën Arditi duket se ka qenë në dijeni, por nuk e ia ka shprehur Fifit prej frikës së penalizimit. Se sa e vërtetë është kjo nuk mund ta dimë por sipas tij ai ia ka lënë të nënkuptuar diçka të tillë.

Nuk mund të marr me mend se e folura ime për një lidhje të Granitit nuk më penalizon. Drejt romancës nuk e shtyva. E kam kapur në dhomën e dënimit, kur më ka pyetur i kam thënë, unë nuk shoh asgjë në sytë e tij, kam thënë ki kujdes nga Graniti. Di disa histori të tij që nuk më pëlqejnë dhe nuk do doja të ishe e përfshirë. Fifi nuk ka dëgjuar asnjë aty kur bëhet fjalë për Granitin. Edhe kur kam thënë për flirtimin e tij me Semin, ajo pas dy orësh ishte duke u puthur e përqafuar me Granitin.

Përpos këtyre ai gjithashtu akuzoi Donaldin dhe Semin se po bëjën lojë së bashku, si dhe për Palomën mendonte se ishte një e infiltruar e Vëllait të Madh.

Ish-banori ka treguar se është shumë naive nga ana jonë dhe budallallëk të mendoje se Semi dhe Donaldi nuk kanë diskutuar më parë për lojën e tyre pasi ata kanë qenë shokë prej vitesh dhe e dinin që do të futeshin në “Big Brother VIP”. Duhet përmendur dhe fakti se Donaldi e fali Fifin brenda pesë minutave pas debateve të shpeshta mes tyre dhe diçka e tillë nuk iu është dukur normale Arditit.

Nuk mund të falësh një person në 5 minuta, është e pamundur. Ndoshta strategjia ishte sepse e kishte frikë Fifin.

Kujtojmë se Arditi ka patur debat të fortë me Palomën, ku ajo e akuzoi dhe për preferencat e tij seksuale. Për të, këngëtari u shpreh se mund të ishte e infiltruar nga produksioni për të shkaktuar dinamikë dhe për të krijuar lajme. Ai vetë ishte i kujdesshëm për ato që thoshte pasi e dinte që përtej show-t, portalet do të shkruanin.