Celebrities Gossip Showbiz

Ariana Grande dhe Dalton Gomez shijojnë muajin e mjaltit në Hollandë!

Ariana Grande është një këngëtare shumë e suksesshme dhe e dashur për publikun shqiptar dhe të huaj. Kujtojmë, se pak muaj më parë, Ariana u martua me Dalton Gomez në një ceremoni private në Montecito në Kaliforni.

Ditën e djeshme, këngëtarja shpërndau për fansat në Instagram një album me çaste nga muaji i mjaltit me Dalton. Dyshja ishte në Hollandë, teksa artistja e shoqëroi albumin me një kërmill dhe një “waffle”, të dyja këto simbole të Amsterdamit.

Dyshja kishin vendosur maska duke zbatuar kështu rregullat për minimizimin e përhapjes së Covid-19. Të dy ishin veshur në mënyrë të thjeshtë dhe të bukur. Gjithashtu, veç fotove me njëri-tjetrin, Ariana postoi dhe vende të cilat vizituan të dy.

Kujtojmë, se çifti që u martua në një ceremoni private, ka filluar të ketë më shpesh dalje publike. Muajin e kaluar Ariana dhe Dalton shijuan një darkë në Los Angeles në daljen e tyre të parë publike si çift i martuar.

Duket se ata janë shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Ndjenja e tyre është kaq e fortë saqë nuk munden dhe nuk duan ta fshehin më. Megjithatë, dyshja vazhdon ta mbajë nën kontroll situatën, duke mos e terpuar me postime për fansat në rrjete sociale.