Ndryshe Sport

Armand Duka tregon në TAR, do të vazhdojë Reja të jetë trajner i Kombëtares, a ndërhyn Rama në vendimmarrje dhe shumë tjera!

I ftuar këtë episod të ‘Ndryshe’ ishte Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Padyshim që si një figurë me dalje shumë të pakta publike rreth tij ka mjaft kuriozitete. Presidenti i është përgjigjur të gjitha pyetjeve ‘me nivel’ dhe ‘pa nivel’ të Salsanos dhe Adit.

Sipas z. Duka cila është Kombëtarja më e mirë ndër vite?

Për nga rezultati ajo e 2016-ës, për nga përbërja dhe kualiteti kjo e këtij viti ka bërë paraqitje të mirë.

A do të vazhdojë Reja të jetë trajneri i Kombëtares tonë?

Reja është në kontratë deri në nëntor. Është një gjë që do ta diskutojmë bashkarisht për të ardhmen. Reja ka bërë një punë të mirë me ne. Kombëtarja e 2016-ës e ngriti shumë stekën dhe tani të gjithë presin që të arrijnë më shumë. 

A ndërhyn Rama në vendimmarrje?

Nuk ka asnjë lidhje pavarësisht dëshirave, konsultave. Më parë ka qenë më shumë i pranishëm në stadium. Federata funksionon me të ardhurat e veta jo nga buxheti i shtetit. Është ndërtuar stadiumi i Elbasanit, i Shkodrës dhe i Kukësit,  50% nga buxheti i shtetit dhe 50% nga Federata. 

Cili është futbollisti i preferuar i Armand Dukës? Presidenti e tha pa e menduar një përgjigje.

Abrashi.