Celebrities Gossip

Armando Cungu: “Te Vllaznia i nxjerrin, po nuk i fusin…”

E premtja sportive nuk mund të mungonte edhe këtë sezon të ri në TAR! Me shumë të ftuar si në studio ashtu edhe në lidhje telefonike, temat me diskutime plot energji rreth futbollit nuk mund të mungonin. Një nga të ftuarit në lidhje telefonike ishte dhe trajneri Armando Cungu.

Si një ish- trajner i skuadrës së qytetit të Shkodrës, Vllaznia, Cungu tregoi më shumë për ecurinë e ekipit dhe si i ka parë ai ndryshimet që kanë ndodhur në skuadër.

Përtej 8 viteve shumë të lodhshme dhe aspak të mira, ka vite që diçka ka ndryshuar dhe ka shumë faktorë që e kanë sjellë këtë ndryshim. Për mendimin tim një ndihmë e madhe ka qenë dhe sponsorizimi i Alban Xhaferit. Vllaznia pati kohën e mjaftueshme për t’u stërvitur dhe për të kapur ritmin. Sivjet shohim një Vllazni në vendin e 4.

E teksa në studio për z. Cungu u shtrua pyetja nëse Vllaznia nxjerrë më apo jo lojtarë të rinj që pikasin menjëherë si dikur, ish- trajneri padiskutim që e kishte një përgjigje edhe për këtë.

Vllaznia është një nga ekipet që ka investuar më shumë. Ka kontigjent të bollshëm. Shkodra nxjerr lojtar të mirë, por politika kërkon lojtarë të gatshëm, ndaj nuk i fusin për t’i integruar lojtarët e rinj me minutazhin e duhur. Duhet të jesh në një rezultat 3 me zero për të patur guximin ta bësh atë lëvizje. 

I ftuar gjithashtu ditën e sotme në “Paso” ishte Ar Bakalli, i cili u fokusua në temën e Djokovic, që aq shumë ka tërhequr vëmendjen mediatike së fundmi. Bëhet fjalë për një nga tenistët më të mirë, por duket se edhe ‘mashtrues’, pikërisht për faktin se ka gënjyer se tashmë kishte kaluar koronavirusin.