Celebrities Showbiz

Armina Mevlani rikujton kohën e njohjes me Shkëlzen Berishën!

Armina Mevlani është një blogere shumë e njohur që njihet për stilin e saj shumë të veçantë në të veshur dhe ndër të famshmet që ka arritur t’i rezistojë ndërhyrjeve estetike. Bukuroshja kurrë nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj (theksojmë jo private pasi e mban shumë diskrete), rreth mënyrës se si vishet, kurohet e të tjerë.

Lidhja mes Arminës dhe Shkëlzenit është një ndër më të përfolurat dhe të diskutuarat në showbiz. Vetë blogerja dhe djali i ish- kryeministrit Sali Berisha nuk para postojnë shumë momente së bashku duke ruajtuar paksa intimitetin mes tyre.

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, moderatoret Dalina Buzi, Rita Petro, Armina Mevlani dhe Fatma Haxhialiu kanë diskutuar për dokumentarin e ri të Netflix, “Soy Georgina”, mbi jetën e partneres së yllit të futbollit të Manchester United, Cristiano Ronaldo si dhe për një temë që prek rëndom njerëzit sot dhe që është shumë aktuale; “të rrish nën hijen e një burri me para”.

Gjatë bisedës Dalina ka pyetur Arminën në lidhje me marrëdhënien e saj me Shkëlzen Berishën duke qenë se shpeshherë është komentuar se ajo e ka zgjedhur prej pushtetit. Më tej ajo ka treguar se nuk ka zgjedhur partnerin për këtë arsye, pasi ndonëse ai është i pushtetshëm ajo ka punuar që në moshë të vogël dhe vazhdon edhe sot të punojë vetë. Armina ka rrëfyer dhe njohjen e tyre, duke u shprehur:

Ne jemi takuar në një event në Tiranë, unë e kam parë, më ka pëlqyer dhe kam pyetur një shoqen time. Askush nuk e dinte, as ajo madje mendova se ishte i huaj. Pas një viti jemi ritakuar sërish.

Rikujtojmë se, para pak kohësh në emisionin “Goca dhe Gra”, një nga temat e diskutuara ishte dhe deklarata e Papës lidhur me marrëdhëniet jashtë martese që nuk janë ndonjë mëkat i madh. Lidhur me këtë ka folur gjithashtu duke dhënë mendimin Armina se çfarë mendon për tradhtinë. Nëse të gjithë ju po mendonit se blogerja nuk e fal një veprim të tillë, ajo është shprehur se me kalimin e viteve ka kuptuar se ka ndryshuar mendim. Ajo gjithashtu veçoi dhe ndryshimin mes tradhtisë të ndodhur në një ‘one night stand’ dhe një lidhjeje paralele.