Rajoni

Arrestohen 36 anëtarë të Agimit të Artë

Arrestohet lideri i neonazistëve të Agimit të Artë Nikos Mihalo-liakos, i papenduar për ideologjitë ekstremiste edhe pas vendimit të Apelit. Ai u prangos në një aksion të gjerë të policisë greke së bashku me 35 persona të tjerë nga 50 të dënuarit e drejtësisë.

Mihalo-liakos theksoi se nuk i njeh vendimet e gjykatave. Jashtë burgut mbetet ende Gianis Lagos, eurodeputet i Agimit të Artë, si edhe Christos Pappas, i njohur edhe si “Hitleri grek”.  Ai dyshohet se mund të jetë arratisur në Shqipëri apo Itali. Javë më parë, edhe Agimi i Artë u shpallë organizatë terroriste.