Rajoni

Arrestohet Presidenti i Federatës së Futbollit/ Akuzohet për sulm fizik ndaj punonjësit të FFK-së

Shtypi kosovar bën me dije se është arrestuar nga policia presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili akuzohet për sulm fizik ndaj zyrtarit të FFK-së, Artan Gavori.

Ademi e ka mohuar këtë akuzë dhe ka pohuar se me Gavorin ka pasur vetëm një debat, por prokurori Besart Mustafa vendosi për shoqërimin në polici të kreut të FFK-së. Federata e Futbollit të Kosovës doli me një komunikatë zyrtare, ku mohonte sulmin fizik të presidentit të saj.

Vetë zyrtari i FFK-së, Artan Govori, pas ngjarjes ka deklaruar: “Nuk ishte sulm i madh, rrahje nuk ka pasur. Nuk jam arrogant, që të rrihem me dikë. Ishte një sulm i vogël, por që prapë është sulm dhe duhej denoncuar në polici. Ishte sulm fizik, me dorën në qafë, ka dashur të më kapë me një mënyrë shumë të egër”.

Shkak për sulmin fizik, sipas Gavorit, është bërë një fotografi, ku ai shfaqej bashkë me një ish-punonjës të FFK-së, të larguar nga puna nga Ademi. Gavori ka thënë se fotografia është bërë nga ata që paguan Ademi, i cili nuk dëshiron që punonjësit e FFK-së të takohen me “kundërshtarët” e tij.