Auto & Moto

Arrin në SHBA Volvo P1800 Cyan, makina që kushton 700 mijë dollarë!

Pas debutimit që bëri në Evropë gjatë 2020-tës, Volvo P1800 Cyan do të bëjë debutim në SHBA tek ‘The Quail’, një ngjarje ku mblidhen adhuruesit e makinave sportivë, me 9 gusht, gjatë Javës së Makinave në Monterey. Konsumatorët amerikanë do të kenë mundësi që të bëjnë porositë për blerjen e kësaj makine gjatë ngjarjes, ndërsa çmimi fillestar i makinës do të jetë 700 mijë dollarë.

Volvo P1800, debutimin e parë e pati në vitin 1960 dhe prodhimi i saj vazhdoi deri në fillim vitet 1970. Cyan Racing vendosi që ta bëjë ndërtimin e kësaj makine, fillimisht duke e bërë dizajnin e rimodeluar të makinës garuese dhe duke e kombinuar me teknologjinë e ditëve të fundit.

Fuqia e makinë vjen nga katër cilindrat turbo 2.0 duke i dhënë shpejtësi prej 420 kuaj fuqi. Motori ka një limit prej 7,700 rrotullime, ndërsa një version i njëjtë i motorit gjendet edhe tek makina garuese Volvo S60 TC1. Nuk i kaloi dot 500 km/h, as 490 km/h të Bugatti Chiron, por sjellim në vëmendje se SSC Tuatara po i afrohet objektivit për t’u bërë makina më e shpejtë në histori. Supermakina amerikane, me 1775 kuaj fuqi, ka regjistruar një shpejtësi maksimale prej 474,8 km/h. Me pilotin Larry Caplin në timon, në Kennedy Space Center të Floridës, SSC Tuatara e regjistroi këtë shpejtësi në 3,2 kilometra distancë.