Aktualitet

Asnjë viktimë në 24 orë, numër i ulët i rasteve me COVID-19!

124 qytetarë të prekur me COVID janë aktualisht në vendin tonë, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë infektuar 4 persona dhe nuk ka asnjë humbje jete.

Janë kryer 2771 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 2 raste në Tiranë, nga 1 rast në Durrës, Vau i Dejës.

Në spital po trajtohen 7 pacientë, nga të cilët 3 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 7 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,910 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Që nga fillimi i pandemisë janë kryer 774,257 tesime, ndërsa kanë rezultuar pozitivë 132,488 qytetarë. Deri më tani janë shëruar 129,910 qytetarë nga COVID dhe kanë ndërruar jetë 2,454 të prekur.