Horoskopi Live From Tirana

Astrologe Meri Shehu zbulon ndikimin e hënës së plotë në secilën shenjë!

Meri Shehu është një astrologe shumë e aftë e cila shpeshherë ka qenë e ftuar në lidhje telefonike në Top Albania Radio. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në emisionin “Live from Tirana” ku na njohu me të rejat më të fundit për shenjat e horoskopit dhe si ato ndikohen nga hëna e plotë.

Duke qenë se në këtë periudhë hëna ka qenë e plotë ajo u shpreh se shenja më e favorizuar do të jetë Ujori. Këtë herë hëna favorizon një nga katër shenjat kardinale të cilat janë ujori, luani, akrepi, dashi edhe ndikimi i tyre do të jetë më i gjatë se zakonisht. Ky ndikim normalisht që për disa shenja do të jetë pozitiv e për disa të tjera jo dhe aq. Meri gjithashu na prezatoi me shenjat e horoskopit dhe me të veçantat e tyre.

Dashi

Dashi në këtë kohë është gati për bashkëpunime të reja pasi do të mbyllë një cikël nga i cili do të marrë dhe përvoja. Kjo shenjë gjithashtu mund të bëjë një jetë të mirë sociale ku nuk përjashtohen edhe njohjet e reja.

Demi

Një shenjë që gjithmonë është e fokusuar tek karriera dhe tek fama. Pavarësisht se ata janë statik dhe nuk duan të rrezikojnë këtë kohë ata do të preferojnë që fama të jetë e dukshme pse jo.

Binjakët

Binjakët do të jenë shenja që do ta shijojnë më shumë nga të gjithë sepse janë mjaft inteligjentë. Ata do të arrijnë të krijojnë kontakte të reja sepse mjeti i tyre më i fortë është komunikimi. Anë e mirë profesionale dhe e filozofuar. Udhëtimet, studimet dhe besime të reja pse jo nuk do të mungojnë.

Gaforrja

Gaforrja këtë periudhë do të ketë vuajtje ekonomike dhe shpirtërore. Por pas një dhimbjeje do të arrijë që të ndiejë një përmbushje. Takimet romantike gjithashtu nuk do të mungojnë.

Luani

Gjatë kësaj periudhe shenja e luanit do ta ketë fokusin më shumë tek partneri ose partnerja. Bashkëpunimet që do të ketë do të jenë më shumë me femra sidomos çështjet e bizneseve. Mund të ketë edhe ndarje në çift. Hëna i favorizon luanët dhe i bën më romantik.

Virgjëresha

Virgjëresha do të ketë një ndriçim në punë. Hëna për këtë shenjë do të ndikojë në shëndet dhe ata duhet ti kushtojnë vëmendje më shumë anës psikologjike. Virgjëresha është shenjë e bardhë. Ata preferojnë mardhëniet erotike por nuk e shprehin një gjë të tillë.

Peshorja

Peshorja është një nga shenjat më të favorizuara për ketë kohë sepse atë do ta pushtojë një romancë e madhe. Kjo shenjë do të ndihet e kompletuar në çështjen e punës por ajo çfarë ka më shumë rëndësi është favorizimi në dashuri. Gjithashtu, ata mund të nxjerrin pah dhe të shprehin talentin e tyre.

Akrepi

Akrepi do të ketë fokus të vetëm shtëpinë. Ai mund të ketë gjithashtu në planet e tij plotësimin e familjes. Ai do të përqëndrohet më shumë në rregullimin e mardhënieve me familjarët por edhe me punët e lëna përgjysëm.

Shigjetari

Shenja e shigjetarit këtë periudhë do të jetë në lëvizje të vazhdueshme. Ata do të kenë udhëtime ku do të marrin edhe mesazhe. Ata do arrijnë që ta kompletojnë ditën e tyre me sukses.

Bricjapi

Bricjapi do të ketë në thelb ekonominë. Përveç suksesit në këtë fushë, ata do të kenë dhe një shkëlqim në dashuri gjithashtu.

Ujori

Ujori është shenja më e favorizuar nga hëna. Ndikimi i saj i cili ishte pozitiv do të zgjasë rreth 3 muaj ose dhe më shumë. Ujori ka dëshirë që të plotësohet por edhe lajmet e mira për fejesa apo për dasma nuk do të mungojnë.

Peshqit

Peshqit janë ato shenja të cilat tjetër mendojnë por tjetër shprehin. Ata janë edhe romantikët e fshehtë në të njejtën kohë.