Celebrities Fashion Showbiz

Ata kanë Zendaya-n ndërsa ne kemi Bora Zemanin/ Ja cila ishte veshja e njëjtë e bukurosheve që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve!

Bora Zemani është një nga perosnazhet shqiptarë, e cila ka arritur që të marrë vëmendjen e të gjithëve gjatë muajve të fundit!  Ajo ka qenë veçanërisht e përfolur edhe gjatë spektaklit të njohur “Big Brother VIP”, për shkak të vizitës që i bëri brenda shtëpisë ish-të dashurit të saj, Donald Veshaj. Bora e cila është e ndjekur nga mbi një milion ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga paraqitjet e saj në përditshmëri ose televizion.

Së fundmi, moderatorja bukuroshe e emisionit “Për’Puthen” publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram pak para fillim të emisionit. Një kostum gri i mbushur me gurë dhe disa shirita plot me shkëlqim si një pjesën e sipërme të shpatullave, po ashtu edhe tek getat e saj që ishin plot me shirita ngjyrë argjendi. Por normalisht që kjo nuk mund të lihej pa u komentuar!

Normalisht që të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj nuk kanë ngurruar që ta krahasojnë veshjen e saj me atë të aktores së njohur Zendaya, e cila këtë kostum pak a shumë të ngjashëm e ka veshur gjatë premierës së filmit më të fundit “Spider-Man: No Way Home” ku ishte së bashku edhe me aktorin dhe të dashurin e saj, Tom Holland në Londër.

Xhaketa e saj dhe getat janë një imitim i veshjes së dizajnuar nga “Alexander McQueen”, që është pjesë e koleksionit pranveror të shtëpisë gjigante të modës. Padyshim që kjo nuk është hera e parë që shumë personazhe shqiptarë janë munduar që të risjellin dhe të rikrijojnë veshje të shumë prej yjeve të famshëm në botë të cilët i përkasin jo vetëm botës së muzikës por edhe asaj të kinematografisë.