Celebrities

Atdhe Xharavina dhe vëllai i tij Butrinti, presin flokët! Tregojnë për herë të parë të dy bashkë arsyen madhore të këtij veprimi!

Ish konkurenti i “Përputhen”, Atdhe Xharavina ka qenë shpeshherë pjesë e medias rozë, duke prodhuar vazhdimisht lajme dhe pse jo i komentuar dhe për modelin e tij të flokëve.  Mirëpo pak ditë më parë ajo që tërhoqi vemendjen e të gjithve ishte gjesti i tij, pasi ai vendosi të presë flokët për një arsye shumë madhore e më tej të njëjtin veprim bëri dhe vëllai i tij Butrinti, i cili ka udhëtuar posaçërisht për në “Wake Up”.

Të dy vëllezërit morën këtë hap, pasi kanë vendosur që flokët e tyre t’ua dhurojnë grave që vuajnë nga kanceri. Atdheu ka vendosur t’i dhurojë flokët e tij në Tirana, kurse i vëllai Butrinti në Kosovë. Kujtojmë se para disa kohësh ka qenë vetë Atdheu i cili ka treguar që nëna e tij fitoi betejen me kancerin dhe në fakt që atë kohë ai ka dashur të presë flokët dhe të solidarizohej me të, por e ëma nuk e ka lejuar.

Atdhe të kemi pasur në studio për lajme rozë, por këtë herë gjesti yt ka tërhequr vemendjen e të gjithve. Si vendose të presësh flokët në një mënyrë krejt të papritur? Çfarë të shtyu?

Kisha 3 vite pa i prerë flokët. Vëllai ma tha për herë të parë që të shisnim flokët kur u sëmur mami. Por mami u mërzit nuk donte, sepse njerëzit na njihnin për ato flokët e gjeta. Ajo filloi të qante dhe nuk na la atë kohë. Kur pamë pastaj të gjithë gratë e tjera që vuanin nga kjo sëmundje dhe për shkak të rrezatimit nuk kishin flokë, aty vendosa që t’i pres.

Butrint dhe ti je solidarizuar duke prerë flokët për t’i dhuruar gjithashtu. T’u desh kohë ta merrje këtë vendim? Ishte i vështirë?

Jo aspak, unë kisha kohë që i thoja Atdheut për t’i prerë. Por ai më preu në besë, i preu para meje (qesh). Të nesërmen i preva dhe unë.

Çfarë iu tha nëna juaj Mehrije, u habit kur iu pa? U emocionua?

Atdhe: Mami tha dukeni më të rinj. Ashtu dukeshim pak më arrogant si natyrë.

Atdhe ti ke vendosur t’i dhurosh flokët në Tiranë ndërsa Butrinti në Kosovë, një ndarje kjo shumë emocionale gjithashtu. Si funksionoi e gjitha, rruga që ndoqët?

Ishte hera e parë për mua te reparti i onkologjisë. Nuk më besohej që kishte aq shumë raste. U preka shumë. Në përgjithësi kemi pasur mesazhe shumë pozitive. Unë kam një shoqe dhe ajo i kishte kontaktet, nuk u lidhëm më ndonjë organizatë.

Gjesti juaj a shërben si një thirrje për të gjithë ata që duan t’i vijnë në ndihmë sadopak grave që vuajnë nga kanceri?

Atdhe: Unë do i thoja njerëzve që t’i qendronin ghithmonë pranë të dashurve të tyre. Çdo gjë do kalojë. Me pozitivitet çdo gjë do të shkojë mirë.

Butrint: Unë do të thoja që çdo gjë e ka Zoti në dorë, t’ia lëmë atij.

Nëna juaj tashmë fal Zotit është mirë dhe Zoti i dhëntë shëndet, por a ka qenë e vështirë për të të luftonte me këtë sëmundje? Sa optimiste ishte ajo që gjithçka do shkonte mirë?

Butrint: Në fillim ka qenë shumë e vështirë. E kaluam disi sepse na kishte të gjithëve në krahë.

Atdhe: Ne i kemi qendruar të gjithë nga prapa. Gjithmonë e ka pasur dashurinë dhe vëmendjen tonë. Nuk e kam menduar kurrë vdekjen. E njoh mamin tim, e dija që do ia dilte. Ne nuk e kemi treguar kurrë veten para saj, kemi qendruar të fortë.

Atdhe ti ke postuar një foto të nënës tënde dhe aktores Adriana Matoshi në Insta- Storyn tënd, duke shkruar: “Edhe kanceri tha po iki unë, se s’kam punë me këto të dyja”. Çfarë ke parë ti tek këto gra luftarake dhe cila është thirrja që do doje të bëjë në këtë moment për ato që po na shohin dhe vuajnë nga e njëjta sëmundje?

Ishte një takim i rastësishëm. Aty vendosa që t’u bëja një foto së bashku për forcën e tyre. U ndjenë shumë mirë të dyja.